
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, në kryqëzimin e Cakranit. Sipas informacioneve një 20-vjeçar ka humbur jetën.
Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima i ka prerë rrugën automjetit tip “ Benz” i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, teksa 20- vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale për jetën.
and then