
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar sot përshkallëzimin e skandalit që lidhet me përgjimet e reja në aferën Balluku dhe AKSHI, duke paralajmëruar se situata ka marrë përmasa të rënda që prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe rendin demokratik në vend.
Sipas Shehajt, përgjimet e publikuara tregojnë qartë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama në çështje koncesionesh miliardëshe, si dhe përfshirjen e Belinda Ballukut në negociata që synojnë kapjen e shtetit përmes interesave private. Ai theksoi se koncesioni Thumanë–Kashar, me vlerë 1.3 miliardë euro, është shembulli më flagrant i këtij modeli.
Shehaj deklaroi se, ndërkohë që kryeministri Rama ka zgjedhur të heshtë publikisht, në terren po veprojnë banda dhe individë të lidhur me pushtetin, të cilët po përdorin kërcënime, shpifje dhe presion ndaj mediave, përfaqësuesve të opozitës dhe përfaqësuesve të Partisë Mundësia, me qëllim mbylljen e gojës dhe fshehjen e skandaleve.
Shehaj thotë se për këtë arsye, Partia Mundësia ka kërkuar zyrtarisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke vlerësuar se intimidimi, kërcënimet dhe përdorimi i strukturave kriminale për të mbrojtur korrupsionin përbëjnë rrezik serioz për demokracinë dhe sigurinë e vendit.
“Prej 7 ditësh kemi kërkuar publikisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas skandalit të AKSHI-t. E vërteta nuk fshihet! Nuk ka bandë e bandit që na mbyll gojën!”
Shehaj garantoi se Partia Mundësia do të vazhdojnë denoncimet publike dhe do t’u tregojnë shqiptarëve të vërtetën për aferat, përgjimet dhe lidhjet mes pushtetit dhe krimit të organizuar, pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve.
Fjala e Agron Shehajt:
Vazhdojnë përgjimet.
Në një prej tyre Edi Rama i ka kërkuar Belinda Ballukut të takojë Ramë Gecin.
Në një përgjim tjetër del që Belinda Balluku i thotë Berberit shiko i thotë se Bashkim Ulajt po i bëj nderin e jetës, po i jap koncesionin Thumanë-Kashar.
Ai koncesioni për të cilin ne kemi protesuar, 1.3 miliardë euro dhe jo vetëm kaq thotë por do ta bëjmë ushtarin tonë Bashkim Ulajn. Që praktikisht do të thotë që ai pastaj do t’i shërbejë me të gjitha mundësitë që ka me mediat edhe me paratë dhe me bizneset që ka.
Por ndërkohë çfarë ndodh? Edi Rama e ka kyçur gojën por kjo s’do të thotë që Edi Rama nuk po reagon.
Po reagon, po reagojnë njerëzit afër tij, sidomos bandat. Ato që dolën me skandalin e AKSHI-t, me përgjimin e AKSHI-t.
Kishin bërë një pengmarrje kishin marrë peng një qytetar për ta detyruar atë që të dilte nga gara, të dilte nga tenderi
Dhe si reagojnë bandat tani?
Bandat kanë filluar të kërcënojnë.
Përdorin ushtarët e tyre, kanë ushtarë të shpërndarë, janë analistë, janë të veshur si aktivistë dhe kanë filluar që të kërcënojnë dhe të shpifin publikisht.
Kjo po ndodh, po ndodh përditë, po ndodh kundër përfaqësuesve të opozitës, përfaqësuesve të Partisë Mundësia dhe ndodh kundër mediave, janë ushtarët e bandave që me urdhër të bandave dhe për llogari të Edi Ramës luftojnë përditë që ajo që ka ndodhur, skandalet që kanë dalë me AKSHI-n, me Belinda Ballukun apo skandale të tjera njerëzit mos t’i marrin vesh, që mos të flitet më. Duan që të mbyllin gojën por nuk kanë për t’ja dalë.
Ne do vazhdojmë të denoncojmë, do vazhdojmë t’ju themi shqiptarëve të vërtetën, se si Edi Rama, Belinda Balluku bashkë me banditët e tyre po vazhdojnë të rrjepin shqiptarët.
Mos harroni, ata që SPAK-u i do në burg, i do në arrest, Edi Rama po i mban në detyrë.
Vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë.
Drejtoresha e AKSHI-t, vetë Belinda Balluku dhe shumë të tjerë më radhë.
and then