Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, Berisha nga Korça: Alarm nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nisur takimin me mbështetësit dhe demokratët në qytetin e Korçës, ku ka mbajtur një fjalim me tone të forta politike, duke u ndalur te situata e qeverisjes dhe zhvillimet e fundit ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se sipas tij, nga Uashingtoni po bien “sirenat e alarmit” për korrupsionin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe lidhjet e saj me krimin. “I dëgjoni tani sirenat e alarmit që bien nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë së Ramës dhe lidhjes së saj me krimin? Ne triumfuam,” deklaroi Berisha përpara mbështetësve duke iu referuar Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor nga Kongresi amerikan.

Ai theksoi se Partia Demokratike ka arritur të mbijetojë dhe të qëndrojë e fortë edhe në momentet më të vështira. “Ne jo vetëm që nuk u zhdukëm, por mbrojtëm lirinë, dinjitetin dhe kauzën e çdo shqiptari, në kushtet më të vështira, kur bëhej gjithçka kundër nesh,” u shpreh kreu i PD-së.

Sipas Berishës, sot opozita ndodhet në një fazë të re, më të qartë dhe më të vendosur se kurrë më parë. “Sot jemi më të kthjellët dhe më të vendosur se kurrë në histori,” tha ai, duke shtuar se PD ka faktuar para opinionit ndërkombëtar, sipas tij, me mijëra dokumente, se kryeministri Rama është “armik i votës së shqiptarëve”.

Në fjalimin e tij, Berisha akuzoi qeverinë se nuk zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme, por vetëm farsë elektorale. “Ai nuk zhvillon zgjedhje, por vetëm farsë elektorale, dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme, sepse na jep të drejtë të kërkojmë ndëshkimin që meriton,” u shpreh ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×