
Ernest Muçi po përshtatet më në fund te Trabzonspor teksa po shënon rregullisht. Së fundmi, goli i sulmuesit kuqezi ndaj Goztepe është vlerësuar si goli më i mirë i muajit dhjetor.
24-vjeçari, në 13 ndeshje ka “tundur rrjetën” 7 herë, ndërsa ka dhuruar edhe një asist. Kujtojmë që ai është i huazuar te Trabzonspor nga skuadra e Besiktas.
and then