
Vijon me tensione protesta e qytetarëve të Vlorës ndërsa ndodhen sot në ditën e pestë pa furnizim me ujë të pijshëm.
Të vendosur përpara godiënssë Bashkisë së Vlorës, ata kërkojnë zgjidhje për situatën e vështirë ku ndodhen.
“Jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Poshtë kjo qeveri e ndyrë. Poshtë qeveria!”, shprehen ata ndërkohë që në duar mbajnë pankarta ku shkruhet:“Bashkia e kusarëve”, “Ujësjellësi i Lubisë”.
“Po të shkojmë të gjithë edhe çunat (policët) do të na hapin dyert sepse janë vëllezërit tanë”, shprehet një prej tyre.
and then