VIDEO/ Dyndje e qytetarëve të Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut në Doganën e Bllatës

Një fluks i madh qytetarësh nga Dibra është regjistruar këto ditë në pikën kufitare të Bllatës, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, ku shumë familje po udhëtojnë për të blerë ushqime dhe produkte të tjera për festat e fundvitit.

Qytetarët shprehen se çmimet e produkteve ushqimore në Dibër të Madhe janë ndjeshëm më të ulëta krahasuar me Shqipërinë. Sipas tyre, gjatë kësaj jave është vërejtur rritje e çmimeve të pothuajse të gjitha produkteve ushqimore në vend, duke filluar nga frutat dhe perimet e deri te artikujt bazë, pa përjashtim. Për këtë arsye, shumë prej tyre po zgjedhin të furnizohen përtej kufirit, ku përveç ushqimeve, edhe karburanti rezulton më i lirë.

Megjithatë, fluksi i shtuar ka sjellë pritje të gjata në doganë. Qytetarët raportojnë se kanë më shumë se dy orë në radhë për të kaluar kufirin, ndërsa kolona e automjeteve shtrihet deri në rreth 5 kilometra nga të dyja anët e pikës kufitare. Në këto kushte, qytetarët kërkojnë nga autoritetet që në Doganën e Bllatës të hapen më shumë sportele dhe të merren masa shtesë për të përshpejtuar procedurat, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata dhe qëndrimi për orë të tëra në radhë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×