Vlora 5 ditë pa ujë/ “Pjesët e reja hidraulike vijnë sot nga Stambolli”, Rama ia faturon problemin opozitës: Ndjesë vlonjatëve të mi! Peripeci e pamerituar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së qytetarëve vlonjatë, të cilët prej 5 ditësh janë pa ujë të pijshëm. Në një reagim në X, Rama teksa ia ka faturuar problemin opozitës, theksoi se Pjesët e reja hidraulike vijnë sot nga Stambolli. Ai iu kërkoi ndjesë vlonjatëve, ndërsa shtoi se kjo është peripeci e pamerituar.

REAGIMI I RAMES

🔴 Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…

Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën🙏

Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë😅

  • foto galeri
  • foto galeri



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×