Foltorja e opozitës, Noka thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Në orën 18:00 përpara Kryeministrisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë thirrje përmes një postimi në Facebook për pjesëmarrje në foltoren e sotme para Kryeministrisë.

“Sot, në orën 18:00, përpara kryeministrisë”, shkruan Noka në statusin e tij në rrjete sociale.

Këtë të hënë opozita do të mbajë protestën e radhës. Protesta pritet të nisë në orën 18:00. Ashtu si dhe Foltoret e tjera edhe këtë herë, tubimi do të organizohet përpara Kryeministrisë.

Më herët Policia e Shtetit, njoftoi kufizohet të lëvizjes në disa akse/segmente rrugore. Konkretisht u njoftua se do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×