A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Rama i prerë: Me këtë Qeveri dhe 83 mandatet e PS deri në vitin 2029, më pas llafosemi!

Kryeministri Edi Rama ka delaruar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se PS do të qeverisë deri në vitin 2029.

Rama tha se PS e votojnë shqiptarët, as bandat dhe as patronazhistët.

“Prandaj dhe shqiptarët jashtë e votojnë PS, nuk dëgjojnë as tymin dhe zhurmën e “tenxherëve”, ata nuk e dëgjojnë se çfarë loje bëhet këtu. Në 2029 do llafosemi prapë”, u shpreh kryeministri.

Edi Rama: PS e votojnë shqiptarët, as bandat dhe as patronazhistët. Prandaj dhe shqiptarët jashtë e votojnë PS, nuk dëgjojnë as tymin dhe zhurmën e “tenxherëve”, ata nuk e dëgjojnë se çfarë loje bëhet këtu. Në 2029 do llafosemi prapë. Deri në 2029, me qeverinë e PS me 83 mandate në parlament.

Shiu ka punën e vet, ne kemi punën thoshte Loro Boricci. Sa pika shiu ka këtu, secili bën punën e vet. Zgjedhje të parakohshme? Deri në 2029 me Qeverinë e PS me 83 mandate në Parlament.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×