SPAK e la në ‘arrest shtëpie’, Rama mbrojtje politike drejtoreshës së AKSHIT: Mirlinda ka respektim tim maksimal! Jeton me qira dhe…

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje hapur drejtoreshës së AKSHIT, Mirlinda Karçajan, për të cilën SPAK ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për akuzën e shkeljes së barazive në tendera. Ai tha në konferencën e fundit për mediat se ka qenë Karçajna që ka strukturuar këtë institucion, ndërsa shtoi se ajo ka respektin e tij maksimal.

Po ashtu Rama tha se Karçanaj jeton në një shtëpi me qira.

“Kjo është pjesë e hetimeve. Nuk kam dijeni për këtë dhe nuk mund të bëj asnjë koment për gjysmë të vërtetat që dalin lart e poshtë. Është proces, do bëhen hetime. Në krye të skuadrës së AKSHIT është një grua që ka respektin e padiskutueshëm. Linda Karçajan, që ka një masë sigurie, me një shtëpi me qira ku jeton, pasi më parë jetonte në një shtëpi të postkomunizmit në banesën e prindërve të tij. E njoh prej 20 vitesh dhe ka respektimin tim. E njohur ndërkombëtarisht dhe ka respektim tim maksimal. Çfarë thoni ju sot, bazuar në copëza të nxjerra rrugëve nga ata që duhet të ruajnë sekretin hetimor, nuk është e mjaftueshme për të dalë në përfundime për të fajësuar njerëzit. Nxirret një copë këtu dhe një copë atje, ushqehet publiku për të dënuar në sytë e opinionit njerëz që kanë të drejtën që të prezumohen të pafajshëm. Degjenerohen në publik që; këta janë llum. Dalin dhe kapakët e tenxheret që marrin paga marramendëse të padeklaruara, dhe pastaj flasin për pensionistet. Unë thjesht dhe vetëm jam në dispozicionin tuaj që të më fusni në tenxhere. Por sa të më sulmoni, vetëm më forconi. Po të doni të më dëmtoni, mos më fusni në tenxhere, se më i fortë do jem.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×