Provë force për titullin, Arsenal “bombardon” Aston Villa-n, Arteta: Mbrëmje fantastike

Me 45 pikë në 19 ndeshje, Arsenal mbyll vitin në krye të Premier League, 5 pikë plus në raport me Man.City, ndjekësin më të afërt. Ekipi i Artetas tregoi karakter dhe klas duke triumfuar me “poker” golash përballë Aston Villa-s, një prej rivalëve kryesorë. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Gabriel kaloi “topçinjtë” në avantazh.

Arsenal përfitoi nga momenti pozitiv dhe katër minuta më vonë, Zubimendi dyfishoi shifrat. Stafetën më pas e mori Trossard, me belgun që realizoi një gol të bukur në minutën e 69-të. Arteta ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë edhe Gabriel Jesus, me brazilian që kompletoi “pokerin” me një goditje fantastike. Aston Villa e kishte të pamundur të reagonte, goli në shtesë ishte thjesht për statistika.

Mikel Artata nuk e fshehu gëzimin për këtë fitore të madhe 4-1 përballë Aston Villa-s: “Ishte një mbrëmje shumë e bukur, një ndeshje shumë e vështirë, ashtu siç e prisnim, por djemtë u treguan fantastik”, u shpreh Arteta.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×