
Fjalori i madh i shqipes është publikuar online duke sjellë më shumë se 100 mijë fjalë të shqipes së sotme. Fjalë të përdorimit të përditshëm, nga veriu në jug, të përshkuara me kuptimin apo kuptimet e tyre. Në një intervistë për News24, zëvendëskryeredaktori i fjalorit, Shezai Rrokaj, tregon punën e bërë.
Ndërsa fjalori do të jetë i hapur për 9 muaj, në mënyrë që grupi i punës të marrë sugjerime, në rrjetet sociale, kritikat nuk kanë munguar. Nga terma për institucione politike te përshkrimet për vajzat, janë gjetur vërejtje të forta që shkojnë nga konceptimet me paragjykime, te pothuaj pasaktësitë, në mënyrën se si janë parë nocionet. Grupi i gjuhëtarëve e ka ndarë punën në shkronja, duke marrë përsipër fjalë sipas germave. Rrokaj ju përgjigjet kritikave.
Një pjesë e madhe e kritikave erdhën sa i takon përfshirjes në fjalor të dialektit gegë, për çka Rrokaj ka një përgjigje.
Kjo është vetëm një pjesë e intervistës me Rrokajn. Disa vërejtje janë rishikuar menjëherë, si ajo e termit profesor, duke pasqyruar versione më të pranueshme për disa fjalë, të tjerat, pritet të bëhen me kalimin e kohës. Pas 9 muajsh, fjalori do të botohet në letër si dëshmi e gjuhës së sotshme shqipe.
and then