Investimi në Sazan! Spiropali: As Trump, as familjarët e tij dhe as SHBA nuk presim t’u falim toka! Është investim zhvillimor

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e pyetur nga gazetarët në lidhje me një vizitë të mundshme të vajzës së presidentit amerikan Donald Trump në Shqipëri, u shpreh se t gjithë qytetarët amerikanë janë të mirëpritur në vendin tonë.

Sipas Spiropalit partneriteti me SHBA nuk është lëkundur, ndërsa pyetjes mbi ishullin e Sazanit, ministrja tha se plani është zhvillimor.

“Ivanka Trump, jo vetëm familja e presidentit por të gjithë qytetarët shqiptarë janë të mirëpritur. Nuk ka plan as për falje tokash as për dhënie të territoreve shqiptare,. As SHBA as Trump dhe as familja e tij nu pret që Shqipëria të falë toka. Ka projekte serioze zhvillimore dhe jemi krenar për to, si për programe e projekte të tjera.”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×