“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtar”/ Tabaku: Me mbështetjen e qytetarëve do të çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

Partia Demokratike ka vijuar turin e Foltoreve. Në fjalën e saj Jorida Tabaku theksoi se fokusi kryesor duhet të jenë shqetësimet e shqiptarëve.

Gjithashtu nënvizoi Partia Demokratike ka treguar se di t’i përgjigjet sfidave të kohës dhe se është e vendosur për të çuar rrugëtimin e nisur deri në fund.

“Duhet të flasim dhe të tregojmë guxim për të ndryshuar dhe përmirësuar Partinë Demokratike. Duhet t’i përgjigjemi sfidave që koha, duhet patjetër të fokusohemi të shqetësimet që kanë shqiptarët. Ne duhet t’i përgjigjemi sfidave të kohës, do të flasim për sistemin e kapur. A kemi gabuar ne? Po plot herë. A jemi rrëzuar? Po por jemi ngritur sërish në këmbë. Na duhet mbështetja juaj që këtë rrugëtim që kemi nisur ta çojmë deri në fund”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×