
Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së lidhur me produktet që tregtohen në dyqanin “Rossmann & Lala”, ku klientët ankohen për mospërputhje mes çmimit dhe sasisë reale të produkteve.
Sipas një qytetareje, e cila ka blerë një detergjent rrobash, shishja rezulton të jetë më pak se gjysma e mbushur, pavarësisht se është shitur si produkt i ri dhe i mbyllur. Klientja shprehet se është ndier e mashtruar, pasi ka paguar një çmim relativisht të lartë për një sasi thuajse të papërfillshme.
Në videon e filmuar nga klientja duket qartë se produkti është pothuajse i zbrazur, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi kontrollin e cilësisë dhe respektimin e konsumatorit. Ky rast shton shqetësimet për transparencën ndaj klientëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, ndërsa pritet një reagim nga “Rossmann & Lala” apo nga institucionet përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut.
and then