“Luarasi”, leksion të hapur me ish-politikanin Namik Dokle: Akademia të jetë në kontakt me shoqërinë, arsimi dhe shifrat janë kyçe për drejtimin e saj

Në Universitetin “Luarasi” u zhvillua këtë të enjte një leksion i hapur me temë “Roli i botës intelektuale në zhvillimin e shoqërisë”, i mbajtur nga ish politikani, publicisti dhe autori i disa librave Namik Dokle. Në leksion ishin të pranishëm pedagogë dhe student. Sherif Bundo, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Luarasi”, theksoi rëndësinë e lidhjes së vazhdueshme mes botës akademike dhe shoqërisë.

Sherif Bundo dekan I Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Luarasi”-Bota akademike ka nevojë të jetë gjithmonë në kontakt me të gjithë spektrin e shoqërisë edhe këtu tek ne në fakultetin e ekonomisë të Universitetit Luarasi në ftojmë herë pas here personalitete të tilla pë rtë ndërtusar një komunikim të hapur për të përcjell mesazhe,pë rtë marr mesazhe dhe për të kuptuar pozicionin që duhet të marr bota akademike për të testuar rolin që do të marr bota akademikepër të testuar rolin dhe ndikim e kësaj botë akademike në problemet e mëdha të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vëndit.Sigurisht edhe vëndi ynë ka përditë e më shumë probleme nga më të mëdhatë ja ku është një laborator ku diskutohen idetë botën e shtynë përpara idetë.Laboratorët që I përpunojnë dhe I prodhojnë dhe shtynë këto ide janë laboratorët që janë të instaluar në Uniiersitete.Kjo është arsye pse ne sot jemi të privilegjuar që kemi ftuar një personalitet të shquar jo vëtëm të politikës jo vetëm të publicistikës por edhe të fushës së letërsisë sic është Z.Namik Dokle.

Ish politikani Namik Dokle vlerësoi universitetin “Luarasi” si një nga universitetet më të mira private në vend dhe ndau me studentët ku reflektime mbi arsimin, ekonominë dhe rolin e shifrave në drejtimin e shoqërisë.

Sink Namik Dokle-Është një kënaqësi e madhe për mua që të vij dhe të bashkëbisedojë me student dhe pedagogë me një nga universitetet private më të mira që kemi sidomos vlerat e këtij Universiteti janë shtuar pas marrëveshjes me Universitetin Anglez dhe së dyti është kënaqësi të bisedojë me student dhe pedagogë të ekonomikut pra student dhe pedagogë të shifrave sepse një filozof ka thënë një fjalë që unë nuk e harrojë asnjëher :Shifrat nuk drejtojnë botën por tregojnë sesi drejtohet më mirë bota.

Ky aktivitet është pjesë e ciklit të leksioneve të hapura që Universiteti “Luarasi” organizon me figura të njohura të jetës publike, në funksion të nxitjes së debatit akademik dhe kulturës së reflektimit kritik në shoqërinë shqiptare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×