“Fundi i pashmangshëm”/ Adriatik Lapaj: Nëse nuk e japin, Balluku mund të arrestohet dhe në zyrë!

Adritik Lapaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa, në News24, foli për seancën në Kushtetuese të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ai theksoi se faktet dhe të dhënat kanë treguar se shteti ka dështuar sepse kanë kthyer korrupsionin në sistem.

“Kryeministri është i ndërgjegjshëm që ato punë as Belinda dhe as të tjerët nuk i kanë bërë vetë. Nuk dua të bëj parashikime, por të dhënat, faktet dhe mënyra se si po veprohet tregojnë që mazhoranca nuk do ta japë imunitetin e Ballukut. Kjo është gabim sepse pozicionohen përballë drejtësisë. Dhe është një fund i pashmangshëm dhe nuk mund t’i ikin asaj që kanë bërë dhe herët apo vonë do të shkojnë përpara drejtësisë. Nëse nuk procedohet i kërkohet heqja e imunitetit, parlamentit. Unë gjykoj se nëse nuk e japin mund të ndodhë që Balluku të arrestohet dhe në zyrë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×