“Rama ndërhyri brutalisht kur Balluku u mor e pandehur”, Ramaj: Qëndrimi i mazhorancës për zv/kryeministren bie ndesh me SHBA-të

Avokati Redi Ramaj, anëtar i Forumit të Dialogut Politik, ka folur lidhur me çështjen “Balluku”, duke shprehur shqetësime për gjendjen e demokracisë dhe raportin e mazhorancës me institucionet e drejtësisë.

I ftuar në studion e News24, Ramaj deklaroi se, sipas tij, demokracia në vend po pëson regres të vazhdueshëm. “Ditë për ditë po bie demokracia në vend. Ky është shqetësimi ynë. Kur mungon balanca dhe forcohet vetëm një grup i vetëm, rrezikojmë të kthehemi në një shtet autoritar”, u shpreh ai, duke shtuar se pritshmëritë për integrimin europian mbeten të larta, por kërkojnë standarde demokratike funksionale.

Ramaj theksoi se, sipas tij, çështja Balluku ka shënuar një ndryshim të dukshëm në qëndrimin e kryeministrit dhe mazhorancës ndaj SPAK-ut. Ai rikujtoi deklaratat e mëparshme të kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur publikisht si mbështetës i reformës në drejtësi dhe i SPAK-ut.

“Rasti Balluku tregon se ky qëndrim nuk është i vërtetë, pasi kryeministri ndërhyri në mënyrë brutale kur Balluku u mor e pandehur”, deklaroi Ramaj, duke e cilësuar këtë si një kundërshtim të drejtpërdrejtë të parimeve të reformës në drejtësi.

Sipas tij, kjo situatë ngre pikëpyetje mbi sinqeritetin e mbështetjes së qeverisë ndaj institucioneve të reja të drejtësisë dhe reformës së ndërmarrë në këtë fushë. Ramaj shtoi se, në këndvështrimin e tij, qëndrimi i mazhorancës bie ndesh edhe me mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë reformës në drejtësi dhe SPAK-ut.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×