“Për pak na u shkatërruan sistemet digjitale”, Rama: Shqipëria strehoi mijëra iranianë dhe u përballëm me sulme kibernetike

Në vijim të fjalës së tij mbi historinë e strehimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te vendimi i Shqipërisë për të strehuar mijëra shtetas iranianë, duke theksuar se ky veprim është shoqëruar me rreziqe serioze për vendin.

Rama deklaroi se Shqipëria i ka ofruar strehim dhe mbrojtje edhe kombeve të tjera në nevojë, duke përmendur rastin e iranianëve, të cilët sipas tij, u bënë shkak për sulme të ashpra kibernetike që rrezikuan infrastrukturën digjitale të vendit. Ai theksoi se strehimi i personave që ndodhen në rrezik nuk është një vendim pa pasoja, por një akt që shpesh shoqërohet me kosto dhe rreziqe të larta.

Sipas kryeministrit, Shqipëria i ka rezistuar sulmeve kibernetike që, siç u shpreh ai, për pak sa nuk shkatërruan sistemet digjitale shtetërore. Rama shtoi se në atë periudhë, vendi u këshillua nga partnerë ndërkombëtarë që të shmangte reagime të nxituara ndaj Iranit, duke marrë parasysh peshën dhe ndikimin e këtij shteti.

Ai bëri të ditur se Shqipëria ka ndërprerë çdo lidhje me regjimin iranian, duke theksuar se marrëdhëniet janë shkëputur plotësisht. Në vijim të deklaratës, Rama përmendi edhe informacione për ngjarje të rënda të ndodhura së fundmi në Iran, ku sipas tij ka pasur viktima të shumta, ndërkohë që vuri në dukje mungesën e protestave në Evropë kundër regjimit të Ajatollahëve, pavarësisht raportimeve për mijëra të vrarë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×