
Foltorja e PD këtë të hënë, është mbajtur para godinës së Kryeministrisë pa prezencën e kreut të PD, Sali Berisha i cili ndodhet në Strasburg.
Në fjalën e tij, drejtuesi politik i PD, Belind Këlliçi, ka dënuar aktin e policisë që hodhi në drejtim të protestuesve, gaz lotsjellës të skaduar, uji me piper.
“Historia ka treguar se kur pushteti godet qytetarët e saj, i ka hyrë frika në palcë. Goditjet dhe mbi minorenet, janë vendime politike drejtpërdrejt nga bunkeri i Surrelit”, tha Këlliçi duke shtuar se dhuna ka qenë programi i këtij sekti që kur erdhën në pushtet.
Belind Këlliçi: Doktori ka shkuar për të përfaqësuar Shqipërinë në një takim të rëndësishëm ditën e nesërme. Një fakt të rëndësishëm historik që nuk e mohon dot as Edi Ramën Shqipërinë e anëtarësoi në KE, PD në 13 korrik 1995.
Sado që baltosin, shpifin paguajnë nga parat ë inceneratorëve, faktet janë kokëfroa, çdo arritje në integrimin europian, është meritë e PD-së dhe Sali Berishës.
Protestë e jashtëzakonshme që tronditi pushtetin. Faleminderit 19 djemëve që kaluan natën në qeli. Ata guximtarë, nesër në 10:30 të na bashkohemi në dhomën penale në GJT për të bërë të mundur lirimin e këtyre djemve, dy netë më parë narko shteti dëshmoi se është më i dobët se kurrë. Me dhunë që buron nga humbja e kontrollit, nga frika dhe paranoja e fundit të pashmangshëm.
I ka hyrë frika në palcë, çarja e madhe ka filluar. Frika me metoda mafioze është kthyer mbrapsht. Vendimet politike jo thjesht reagime policore, drejtpërdrejt nga bunkeri i Surrelit. Një pushtet kriminal nuk përdor dhunën vetëm për shpërndarje por edhe për të qetësuar veten. Dhuna ka qenë programi i sektit që kur erdhën në pushtet.
Ti përzënë ti bëjnë të ndihen emigrant në vendin e vet. Korrupsioni i kësaj bande ka marrë jetë njerëzish. Fikën dritat e rrugës që të mos dokumentohej dhuna të shtunën e protestës. Veprimet antiligjore të reagimi të çmendur janë urdhra nga dhunuesi i pashpirt kreut i narkoshtetit Edi Rama. Dhunë të qeverisësh pa llogaridhënie, dhunë të shkatërrosh drejtësinë.
Grabitja dhe zhvatja nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, të blesh çdo media, të injektosh propagandë. Kemi dokumentuar dhe denoncuar skandalet duke i prirë betejës opozitare duke korruptohej Charles McGonigal. Ne i rezistuam strategjisë që donte shuarjen tonë. Të forcuar si alternativë e gjithë shqiptarëve. Ne do i japim fund normalizimit të dhunës shtetërore, shpopullimit. Nuk na tremb dhuna e tyre. Këmbëngulje, qëndresë dhe besim se ky shtet ka hyrë në ditët e numërimit mbrapsht. Është çështje dinjiteti ndaj të ardhmes së fëmijëve të vendit tonë.
and then