“Rotacioni nuk ka nevojë për dhunë”, Hasimja: Opozitës i mungon fryma, edhe militantët janë të demoralizuar

Politologu Ermal Hasimja, gjatë një lidhje me studion e News24, duke komentuar protestën e 24 janarit të PD, u shpreh se ajo tregoi qartë se opozita ka ende një elektorat të vetin dhe mbështetës që, në momente të caktuara, mund të mobilizohen dhe të mbushin sheshet.

Megjithatë, sipas tij, kjo nuk mjafton për të prodhuar një ndryshim real politik.

Hasimja theksoi se opozita mbetet e ngecur në pamundësinë për të krijuar diçka më të madhe se kaq.

“Nuk është çështje molotovësh apo përplasjesh. Është çështje fryme dhe besueshmërie”, u shpreh ai.

Sipas politologut, vetëm krijimi i një fryme të re politike dhe i një bindjeje reale se ndryshimi është i mundur mund ta detyrojë pushtetin të ndiejë presionin dhe të hapë rrugën për rrotacion.

“Në momentin që krijohet fryma e duhur, nuk ka gjë që e ndalon rrotacionin”, tha Hasimja, duke shtuar se aktualisht kjo frymë nuk ekziston as te PD dhe as te partitë e tjera opozitare.

Ai vuri në dukje se përçarja brenda opozitës ka sjellë një nivel të lartë demoralizimi, jo vetëm te elektorati i gjerë, por edhe te militantët e vetë partive. “Shumë njerëz mendojnë se opozita është e ndarë, se votat do të copëtohen dhe se shanset për fitore janë zero”, tha Hasimja.

Ermal Hasimja: Protesta e PD tregoi se opozita ka një elektorat të vetin, ka mbështetës të vet që në një moment të caktuar por jo gjithë kohës mund t’i nxjerrë në shesh dhe sheshi u mbush plot.

Së dyti tregoi se është akoma e ngecur në atë pamundësinë për të bërë diçka më të madhe se kaq, dhe këtu se kam fjalën për dhunë. Është fryma, besueshmëria që ti krijon, nëse krijon këtë, ska nevojë për molotovë apo diçka tjetër dhe pushteti e ndjen atë se cfarë po ndodh.

Në momentin që krijohet fryma e duhur, nuk ka gjë që e ndalon rrotacionin. Por në këtë mënyrë nuk është krijuar kjo frymë, as për PD dhe as për partitë e tjera opozitare, nuk janë në këtë situatë. Ndaj ne mendojmë se kjo tryezë mund ta krijojë apo mund të ndihmojë për krijimin e kësaj fryme. Të paktën ndihmon pozitivisht pasi shumë njerëz thonë se këto partitë e opozitës janë të ndara do ti ndajnë votat, shansi që opozita të fitojë zgjedhjet e ardhshme është zero. Pra ka një lloj demoralizimi dhe tek militantët e partive,

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×