Afera e TEC-eve lundruese/ “Tigri 1 dhe 3, pa asnjë transparencë”, Bozdo: 80 mln eurot e taksapaguesve shqiptarë, në drejtim të paditur

Deputeti i Partisë Demokratike Eno Bozdo, në një deklaratë për mediat, foli për aferën e TEC-eve lundruese, duke denoncuar se për rastin i është drejtuar KESH, duke kërkuar transparencë për TEC-eve “Tigri 1 dhe Tigri 3”.

Gjithashtu theksoi se duhet “të hidhet dritë” mbi të paktën 80 mln euro para, të taksapaguesve shqiptarë.

“80 mln euro, janë shumë e madhe parash. Dokumentacioni që kërkojmë është i domosdoshëm për të bërë transparencë, për procedurën e ndjekur dhe shkeljet ligjore të rënda. Sot kërkojmë që të hidhet dritë mbi të paktën 80 mln euro para të taksapaguesve shqiptarë që kanë shkuar në drejtim të paditur”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×