“SPAK ka prova që Balluku po intimidon dëshmitarët”, Tedi Kopliku: Këshilli i Mandateve nuk ka lidhje me vendimin e GJK, drejtësia në dorën e…

Drejtuesi i Departamentit “BrainGrain” në PD, Tedi Kopliku, në një lidhje me studion e News24, e ka quajtur të pakuptimtë arsyen që mazhoranca ka paraqitur për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Kopliku tha se SPAK ka prova se Balluku ka ndërhyrë dhe po ndërhyn duke intimiduar dëshmitarët, kurse Këshilli i Mandateve duhet të vendosë heqjen e imunitetit të Ballukut.

Ai u shpreh se protestat e PD duhet të përshkallëzohen deri në paralizimin e jetës publike duke ja bërë të pamundur qeverisë punën, pasi drejtësia sot duket se kontrollohet nga Edi Rama.

Tedi Kopliku: Kjo nuk është betejë që fitohet me një protestë apo 2. Duhet të përshkallëzohen revoltat dhe duhet të paralizohet jeta publike duke mos i dhënë mundësi qeverisë të vijojë punën. Ai drejton drejtësinë, po të shohim cdo reformë, nga Agrare deri tek drejtësia, ata e quajnë nëse e kontrollojnë totalisht.

Rasti Balluku është rasti më i qartë se si kontrollohet drejtësia.

Këshillin e Mandateve e thërret kryetari i Kuvendit dhe arsyeja e shtyrjes është se duhet të pritet vendimi i Kushtetueses, gjë që nuk ka sens. Vendimi në GJK ka të bëjë me pezullimin nga detyra të zonjës Balluku, kurse Këshilli i Mandateve duhet të vendosë heqja e imunitetit pasi SPAK ka prova se Balluku ka ndërhyrë dhe po ndërhyn duke intimiduar dëshmitarët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×