
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u kërkon qytetarëve të respektojnë me përpikmëri kushtet e vizave amerikane dhe afatet e lejuara të qëndrimit në SHBA, duke paralajmëruar për pasoja serioze në rast të tejkalimit të tyre.
Në një njoftim zyrtar, autoritetet amerikane theksojnë se qëndrimi përtej “datës së pranimit” të përcaktuar në formularin I-94 mund të ketë pasoja të rënda ligjore, përfshirë heqjen e vizës, deportimin e mundshëm, si dhe vështirësi apo pamundësi për të aplikuar për viza në të ardhmen.
Sipas Ambasadës, tejkalimi i afateve të qëndrimit mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë për të udhëtuar, studiuar apo punuar në Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet amerikane u bëjnë thirrje qytetarëve që të planifikojnë me kujdes udhëtimet e tyre dhe të sigurohen se po respektojnë rregullat e hyrjes dhe qëndrimit në SHBA, për të shmangur probleme të mundshme ligjore.
“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej datës së caktuar në formularin I-94 mund të sjellë pasoja të rënda, duke përfshirë heqjen e vizës, deportimin e mundshëm dhe pamundësinë për të marrë viza në të ardhmen. Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë për të udhëtuar, studiuar ose punuar në SHBA”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Tiranë.
and then