
Avokati Marash Logu deklaroi se shumë shpejt zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të hetohet nga SPAK për pastrim parash dhe për korrupsion.
I ftuar në programin e drekës në News24, Logu pohoi Ballukun mund ta shpëtonte vetëm një vendim i dhënë nga GJKKO në favor të saj, por që sipas tij kjo gjë nuk do të ndodhë.
“Belinda Balluku është në agoni. Këtë agoni e keni parë te Saimir Tahiri, te Beqaj, te Koka, jo se u arrestua herët. Balluku është marrë e pandehur tashmë. E vetmja gjë që do të shpëtonte Ballukun do të ishte një vendim i GJKKO, dhe asgjë tjetër. Hetimet për Ballukun janë duke vijuar, pavarësisht zvarritjeve që po bën Kuvendi. Hetimet janë duke vijuar, madje siç thotë dhe SPAK jo vetëm për këto 11 procedura, por dhe për procedura të tjera publike. Pasi ndaj saj do ë ngrihen akuza për korrupsion dhe për pastrim parash. Këto makinacione nuk e shpëtojnë dot Belinda Ballukun. Edhe pse po i jepet kohë për të hequr provat dhe Edi Ramës për të guruar strategjinë e provave, se është vënë me shpatulla pas muri.”, tha ai.
and then