“Zëdhënës vullnetarë, lajmës të nxituar të gënjeshtrave më të mëdha”, Rama kapet sërish me shoqatën e prokurorëve: S’janë regjistruar te Tatimet!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e pagës së magjistratëve. Përmes një mesazhi në X, kryeministri pohoi se në asnjë rast nuk ka deklaruar se shoqata e Prokurorëve nuk është regjistruar në gjykatë.

REAGIMI
Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve paska thënë se shoqata e re qenkej e regjistruar në gjykatë dhe unë paskesha gënjyer, po në fakt unë nuk shkruajta që s’janë regjistruar në gjykatë😅
Unë shkruajta, “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit” – pra s’pata qëllim ta thumboj, po thjesht të ilustroj moshën fare të njomë të shoqatës, ndërkohë që dihet botërisht se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, po duhet bërë edhe tek tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur🤷🏻‍♂️
Por halli me zëdhënësit vullnetarë është se e kanë zellin më të madh se sa zëdhënësit institucionalë, ndërkohë që informacionin e kanë si rregull gjysmak, çka i bën lajmës të nxituar të gjysëm të vërtetave – të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha🙃



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×