
Protestuesit e Partisë Demokratike janë zhvendosur në numra të konsiderueshëm para godinës së Parlamentit, duke intensifikuar aksionin e tyre.
Mes tyre janë edhe deputetë të PD, të cilët janë përfshirë në përplasje me kordonin e sigurisë dhe forcat e rendit të vendosura për ruajtjen e ambientit.
Situata para Parlamentit mbetet tensionuar, ndërsa protestuesit kanë tentuar të afrohen më pranë hyrjeve, por janë ndaluar nga forcat e policisë që kanë formuar barriera fizike.
Përplasjet kanë sjellë dhunë të lehtë fizike mes palëve, pa përdorur deri tani gaz lotsjellës, sipas raportimeve paraprake.
and then