“Jam në formë, nuk e lë me kaq”, Distria Krasniqi pas medaljes së artë: Puna sjell rezultate

Pak ditë më parë, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kg. Xhudistja 30-vjeçare është shprehur së fundmi, se nuk po mendon të largohet nga sporti, pasi e ndjen veten në formë.

“Stërvitjet e mira më mbajnë në formë. Jam po ashtu me fat pasi nuk kam pasur asnjë operacion. Ushtroj shumë dhe kam rezultate të mëdha.

Dhe të mos kem asnjë lëndim serioz gjatë këtij rrugëtimi, është shumë e rrallë. Jam mirënjohëse për këtë dhe kjo natyrisht se ka shumë ndikim në atë që jam në gjendje të vazhdoj”, ka thënë Krasniqi, në një intervistë për Faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×