“Mos e lidhni me Ballukun, ka rrugën e saj”, Rama për ndryshimet ligjore: Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të na goditur! Sulmohet administrata dhe…

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, ku po prezantohet një nismë ligjore për ndryshime në ligjin që rregullon pezullimin e zyrtarëve të lartë.

“Goditen burimet njerëzore në mënyrë të vazhdueshme dhe administrata e këtij vendit. Nisma adreson boshllëkun mendor të shoqërisë tonë që lidhet me faktin se për shkak se orientimet themelore të Kushtetutës nuk mjaftojnë, atëherë duhet bërë neni me të gjitha përcaktimet funksion për funksion.
Kush e lidh me rastin konkret bën gabim sepse nuk ka fare lidhje, rasti konkret ka rrugën e vet.
Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të goditur shumicën qeverisëse”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×