
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, duke theksuar forcimin e institucioneve demokratike dhe rritjen e njohjeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.
Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit u shpreh: “Gëzuar Kosovë! Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.”
Begaj shprehu përulje dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës, si dhe falënderoi miqtë dhe partnerët strategjikë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkësinë perëndimore, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.
Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në rrugëtimin drejt integrimit evropian, duke bërë thirrje për unitet më të madh:
“Le të ecim bashkë drejt BE-së më të bashkuar se kurrë! BASHKË, JETË E MOT!”
URIMI
Gëzuar Kosovë!
Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë,
me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.
Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë!
Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë!
BASHKË, JETË E MOT! 🇦🇱🇽🇰
and then