“Paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare”/ Ish-Presidenti Meta uron besimtarët myslimanë: Qoftë ky muaj i Shenjtë një kohë reflektimi dhe afrimi me Zotin

Ish-Presidenti Ilir Meta ka ndarë një urim për të gjithë besimtarët myslimanë. Nga qelia Meta uron muajin e Ramazanit duke u shprehur që ky muaj të jetë një kohë reflektimi, mëshire dhe afrimi me Zotin.

Reagimi:

GËZUAR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT!

Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të lehtë, të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi!

Qoftë ky Muaj i Shenjtë një kohë reflektimi, mëshire dhe afrimi me Zotin, duke forcuar solidaritetin, dashurinë dhe mirësinë mes nesh.

“Vërtet, pas vështirësive vjen lehtësimi.” – Kuran.

Me besim të palëkundur në Zot, u bashkohem lutjeve tuaja për begati, shëndet, paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare.

Qoftë Ramazani burim drite për zemrat tona dhe shpresë për të ardhmen!

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×