Protesta e opozitës/ “Qytetarët s’mund të protestojnë me lule”, Belind Këlliçi: Rama po mbron një bandite si Balluku

“Këtë herë jam këtu jam në rresht të parë siç e premtova”, kështu është shprehur Belind Këlliçi, pak para nisjes së protestës kombëtare të opozitës, teksa ka dhënë një intervistë për gazetarin Osman Stafa.

Ai gjithashtu theksoi se protesta është e vetmja formë për t’i dhënë një mesazh të qartë regjimit.

“Rama po mbron një banditë si Belinda Balluku e kapur në flagrancë. Tentativa e tij është për të mbrojtur vartësit e korruptuar. Ajo që ka ndodhur me rastin Balluku duhet thënë se kryeministrit nuk i intereson shumë për Ballukun, por për veten e tij”, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se përgjigja e qytetarëve është e qartë dhe se protestat e kanë treguar revoltën e tyre.

“Në rastin e Ballukut unë kam përgëzuar prokurorin e çështjes që ka marrë edhe kërcënim me jetë. Unë e them që jam i qartë me qëndrimet që ne si opozitë kemi mbajtur në raport me opozitën. Aty ku drejtësia vepron të gjitha veprimet hetimore nuk ka rëndësi kush është me rëndësi është që të bëjnë detyrën”, shtoi ai.

I pyetur nga gazetari Osman Stafa lidhur me mbarëvajtjen e protestës, Këlliçi tha se kjo do të shihet në vijim se si do të jetë situata.

Megjithatë sqaroi se objektivi është godina e Kryeministrisë, si edhe Parlamenti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×