
Teksa rruga Prrenjas-Librazhd është mbyllur nga autoritetet për shkak të rrezikshmërisë që mbart pas rrëshqitjeve masive, drejtuesit e mjeteve po përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan-Moglicë-Elbasan.
Një shofer taksie, në një prononcim për gazetaren e News24, Lorena Kodra deklaroi se rruga që po bën aktualisht është shumë e vështirë, pasi aksi i Moglicës nuk i plotëson kushtet infrastrukturore, pasi është rrugë fshati. Ai tha se dëmtimin e rrugës në vendin ‘Arrat e Gurrës’ se kishte parë kurrë.
“Prej 40 vitesh jam shofer. Kam udhëtuar kudo në Shqipëri. Është gjynaf të udhëtosh në këto parametra. S’kam parë ndonjë rrugë kaq të dëmtuar dhe me këtë cilësi që është bërë. Është bërë thjesht për fushatë elektorale. Kjo rëndon në kostot e qytetarëve. Ne paguajmë taksat dhe nuk marrim shërbime. Ne po vijmë nga Gramshi dhe është shumë e vështirë. Nuk ka parametra fare, por janë rrugë fshati. Sot duhet të ishin disa rrugë që të çonin në Tiranë. Por është e vështirë. Duhet shumë kohë që të shkosh nga Korça në Elbasan. Kushdo që e merr iniciativën për të ikur me kamion, sidomos, është shumë e vështirë.”, tha ai.
and then