“11 akuza për shkelje në tenderë që kapin shifrat 1.1 mld euro”/ Balliu: Rama në mbrojtje të “Lubisë”, kurse qytetarët i arreston

Deputeti demokrat Klevis Balliu, nëpërmjet një video-mesazhi në Facebook ka akuzuar qeverinë se po mbron zv.kryeministren Belinda Balluku pavarësisht vjedhjeve që ajo ka kryer.

Balliu nënvizoi se Rama dhe partia Socialiste kërkojnë që Balluku të mos arrestohet, ndërsa të kundërtën kanë kërkuar për qytetarët që kanë kryer të njëjtë vjedhje.

Mesazhi:

Qeveria është e gjitha në mbrojtje të Lubisë për të mbrojtur vjedhjen, ndërkohë që kërkon të arrestohen qytetarët që protestojnë sepse janë vjedhur.

Lubia ndërkohë ka ndërhyrë në hetime edhe më fort, me para dhe me çdo mjet. Ajo ka 11 akuza për shkeljet në tendera që shkojnë në total rreth 1.1 miliard euro.

Kjo qeveri hajdutësh do të bëjë gjithçka për të mbrojtur vjedhjen që të vazhdojë vjedhja, ndaj edhe ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i rrëzuar këta pushtetarë të korruptuar dhe për të shpëtuar qytetarët nga vjedhja.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×