“Jemi pa bukë dhe ujë!”/ Prej 4 ditësh të bllokuar pas shembjes tek ‘Arrat e Gurrës’, gjendet zgjidhje për kamionistët

Zgjidhet problemi i kamionistëve të bllokuar në Qafë Thanë. Burime pranë pikës së kalimit kufitar kanë thënë se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut të cilat do të lejojnë kthimin mbrapsht në Qafë Thanë të kamionëve.

Gjithashtu do të pajisen edhe me një dokument që të mundësohet kalimi në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, nga ku më pas marrin rrugën e Arbrit për në destinacion.

Prej 4 ditësh dhjetëra kamionistë ishin bllokuar në Qafë Thanë por edhe pranë Hotolishtit si pasojë e shembjes së rrugës në Dragostunjë. Një ditë më parë ata lëshuan edhe një  apel ndaj shtetit shqiptar që to ndihmonte pasi ndodheshin në situatë të vështirë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×