NBA/ Me ritëm kampioni, Oklahoma mund Toronto-n, suksesi i 3-të radhazi për Thunder

Fitorja e tretë radhazi për Oklahoma, që mposhti 116-107 Toronto jashtë fushe. Ndeshje me rivalitet, ku u dallua Cason Wallace me 27 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Dallas, që mundi 123- 114 Brooklyn, ku vendimtar ishin lojtarët e stolit, që realizuan 61 pikë.

Nuk zhgënjen Milwaukee, që në fushën e tij mundi 128-117 Miami, dy ekipe që luajnë për zonën play in. Kevin Porter me 32 pikë u dallua për Bucks. Skuadra e New Orleans, falë 26 pikëve të Zion Williamson, mundi 113-109 Golden State. Fitore në sekondën e fundit për Orlando, që mundi 110-109 Lakers. Banchero me 36 pikë shkëlqeu për miqtë.

Fiton edhe Cleveland, që mundi 109-94 New York, sfidë ku protagonist ishte Donovan Mitchell me 23 pikë. Ndërsa Boston, falë 22 pikëve të White, mundi 97-81 Phoenix.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×