
Pas turit në disa nga qytete dhe stadiumet e Evropës, ku takuan nga pranë legjionarë si Hysaj, Gjimshiti etj, Sylvinho dhe stafi i tij janë rikthyer në zyrë për të nisur zyrtarisht përgatitjet për sfidën e parë të vlefshme për fazën “play-off” në kualifikueset e Botërorit, atë kundër Polonisë.
Në videon e bërë publike nga Federata Shqiptare e Futbollit, shihet Sylvinho së bashku me dy ndihmësit e tij Dorival dhe Zabaleta që zbarkojnë në zyrat e FSHF-së:
“Pushimet mbaruan, koha për punë. Analizë për çdo detaj, diskutime. Polonia na pret”, shkruhet në videon e publikuar nga FSHF.
and then