Dha mendimin e tij për racizmin në rastin Vinicius-Prestianni, Sneijder merr 4 mijë kërcënime me vdekje nga Argjentina

Wesley Sneijder i doli në mbrojtje Viniciusit për rastin e racizmit në ndeshjen e Champions  të Real Madrid ndaj Benficës, duke kritikuar sjelljen e Gianluca Prestianni-t pasi argjentinasi dyshohet se iu  drejtuar me fyerje raciste lojtarit të Realit, ndërsa mbulonte gojën për të mos u kapur në kamera.

“Shokët e skuadrës së Vinicius janë të bindur se ai nuk shpik gjëra. Në fytyrën e Prestiannit shihej frika dhe ishte e qartë se ai e kuptoi që kishte bërë një gabim të madh. Do të ketë pasoja,” u shpreh ish-mesfushori.

Për këto komente, Sneijder deklaron se ka marrë kërcënime të shumta nga Argjentina.

“Është një temë e tmerrshme. Javën e kaluar mora 4,000 kërcënime me vdekje nga Argjentina vetëm sepse shpreha mendimin tim. Secili ka të drejtë të ketë mendimin e vet. Edhe ata që më kërcënojnë kanë mendimin e tyre. Unë e bazoj analizën time në atë që shoh,”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×