Takimi me misionin e Partive Popullore Europiane, Tedi Blushi: Theksi te narkoshteti, zgjedhjet dhe burgosja e Metës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka qenë sot pjesë e takimeve të zhvilluara me misionin e Partive Popullore Europiane.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se theksi I fjalës së tij në takim ka qenë burgosja e kreut të PL, Ilir Meta dhe zgjedhjet.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë të ndaja sot qëndrimet e Partia e Lirisë me Misionin Faktmbledhës të Partitë Popullore Europiane EPP Group in the European Parliament mbi situatën në Shqipëri.
Në respekt të konfidencialitetit që rregullon këto takime, paraqita një ekspoze të qartë dhe të detajuar mbi zhvillimet në vend, me theks te Narkoshteti, zgjedhjet dhe burgosja politike e Presidentit Ilir Meta.
Mirënjohje EPP – European People’s Party për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite ndaj Shqipërisë dhe perspektivës së saj europiane.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×