Shqipëria U-17 për vajza, gati për sfidën e parë ndaj Andorrës në raundin e dytë të Europianit

Kombëtarja U-17 e vajzave mbylli sot përgatitjet në prag të ndeshjes së parë ndaj Andorrës, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Skuadra e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj është grumbulluar që prej ditës së hënë në Durrës, ku ka zhvilluar një cikël intensiv stërvitor, të fokusuar si në aspektin taktik ashtu edhe në përgatitjen fizike.

Pasdite  e sotme u zhvillua seanca e fundit stërvitore, me grupin e plotë në dispozicion dhe në gjendje shumë të mirë fizike e shëndetësore.

Vajzat kuqezi janë gati për të nisur me ambicie këtë fazë të rëndësishme të kompeticionit, me objektivin për të marrë maksimumin në çdo sfidë.

Takimi Shqipëri – Andorra do të luhet në ambientet e Shtëpia e Futbollit, duke nisur nga ora 14:00. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV, ndërsa hyrja për tifozët do të jetë falas.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×