A do t’i hapet rrugë arrestimit të Ballukut? Grupi Parlamentar i PS del sot me një qëndrim. Zbardhet agjenda e mbledhjes së socialistëve

Partia Socialiste mbledh sot Grupin Parlamentar, nga ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Grupi Parlamentar socialist do të mblidhet në orën 11:00. Vendi i zgjedhur për këtë mbledhje është Pallati Brigadave, ndërsa agjenda do të nis me fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Një ditë më parë pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku. Mbledhja, sipas agjendës, do të ketë fjalën dhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, ndërsa do të shihet se cili do të jetë qëndrimi i socialistëve për çështjen Balluku.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×