Spalletti “zhduket” pas ndeshjes, por Chiellini e konfirmon, drejtori flet edhe për Vlahovic

I trishtuar, pa diskutim edhe i zhgënjyer, Luciano Spalletti nuk doli përpara mediave pas eliminimit nga Champions, në vend të tij u shfaq Giorgio Chiellini, me këtë të fundit që foli jo vetëm për post sfidën me Galatasary, por preku edhe disa tema si e ardhmja e Spallettit dhe përpjekjet për të rinovuar kontratën me Dusan Vlahovic:

“Jemi të zhgënjyer, e provuam deri në fund, bëmë një sforco të madhe, por në të njëjtën kohë jemi edhe krenar. Energjia që na dha stadiumi është ajo pas së cilës duhet të kapemi nga këtu e deri në fund të sezonit. Kemi qenë edhe të pafat me disa episode arbitrale. E kuqja e Kelly? Nuk do të kisha dëshirë të ishe në vendin e arbitrit, kam pak për të thënë. Spalletti? Që kur ka ardhur ai kemi gabuar vetëm një ndeshje e gjysmë. Nuk ka pasur kurrë dyshime në lidhje me të ardhmen e tij, ka qenë gjithnjë prioritet. Për Vlahovic të shohim. Po bën gjithçka për t’u rikuperuar, ai është një lojtar që e ka Juven në shpirt, është i rëndësishëm për ne nga këtu e deri në fund të qershorit”, u shpreh ndër të tjera Chiellini.

Prej kohësh, në Torino, emri i Osimhen është prezent, me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” që e shohin si një opsion për të përforcuar fazën ofensive. Mos festimi i tij pas golit të shënuar ngriti edhe më shumë dyshime, por nigeriani theksoi se e bëri diçka të tillë në shenjë respekti ndaj Spallettit: “Nuk ishte e nevojshme, ishte në shenjë respekti ndaj një njeriu që ka pasur një rol të rëndësishëm në karrierën time. Përtej kësaj, kjo ishte një ndeshje ku nuk luajtëm mirë, nuk gjeta asnjë arsye për të festuar”, u shpreh Osimhen.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×