
Kryeministri Edi Rama teksa sulmoi GJKKO dhe SPAK për vendimin për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, tha se shpreson që këto kuturisje të venitet, pasi në të kundër administrata nuk do të ketë fuqi të blejë as letra higjienike. Ai foli nga mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentare të PS-së se pushteti gjyqësor kishte ndërhyrë te ekzekutivi.
“Përveçse ndërhyrje në legjislativ, vendimi i GJK se si kuvendi ka ndarë komisionet parlametare është “hapu dhe”. Shpresa është që kjo fazë të jetë kalimtare. Kuturisje t e përsëritura jashtë kornizës së gjyqësorit të fashiten, ndryshe nuk kemi një gjyqësor të pavarur dhe funksional, por nuk do të kemi as një administratë që jep më të mirën pa pasur frikë të marrë vendimi edhe për blerjen e letrës higjenike. Ky është më tragjikomiku i zinxhirit kilometrik të fakteve të prodhuara nga frika. Ne nuk kemi luksin të vonohet për të nxjerrë mësime. Këto rreziqe janë serioze, jo imagjinare ndaj duhen marrë në konsideratë nga të gjithë. Qendroj me shpresë dhe besim dhe përpiqem të ushqej me këtë shpresë shumë partizanë të zhgënjyer të reformës në drejtësi”, tha ai.
and then