“E paraqiti tre herë!”, Rama: Unë e hodha kategorikisht poshtë dorëheqjen e Belinda Ballukut!

Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e Grupit të PS për Belinda Ballukun, ku ka ripërsëritur se zëvendës kryeministrja e ka dhënë 3 herë dorëheqjen por se është refuzuar prej tij.

Ai ka theksuar se ndaj saj nuk është ngritur akuzë për korrupsion por për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa shtoi se për të dhënë një mendim në lidhje me imunitetin e saj, do të duhet që fillimisht të përballet me dy raportet e dala nga Këshilli i Mandateve.
“Nuk do të merrem me procesin që ka nisur në Parlament, pasi po pres raportin e Këshillit të Mandateve para se të them temën për imunitetin. Dua të ndaj diçka me ju që e kam thënë: Belinda Balluku ma ka dorëzuar dorëheqjen 3 herë. Qysh në mbrëmjen e ditës kur iu ngrit akuza, jo për korrupsion.

Është interesante që ndodh që ‘tenxheret bëjnë llogaritë’ për ato vepra – akuza nuk është për korrupsion, s’ka! Por është për pabarazi në tendera. Pastaj më nisi sërish me shkrim dorëheqjen kur u bë pezullimi, dhe më pas edhe një herë të tretë kur nuk u mor vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Unë e hodha poshtë kategorikisht idenë e dorëheqjes.

Pse vlen të përsëritet dhe pse dua ta ndaj publikisht? Sepse kam bindjen se në këtë fazë revolucionare të jetës institucionale të vendit, kur ndryshojmë nga vendet me drejtësi dhe institucione të konsoliduara, nuk mund të udhëhiqemi nga dorëheqjet automatike.

E di edhe teorinë partiake të dorëheqjes morale, e cila nuk praktikohet edhe në Evropë njësoj. Sot në Shqipëri, sidomos përmes SPAK, ka filluar të bëhet shërbim i pamohueshëm, por po bëhet dhe dëm mbi administratën, duke shkelur parimin e pafajësisë.

Është kollaj të thuash se në Gjermani një ministër i akuzuar jep dorëheqjen, por kjo nuk ndodh në Itali apo në Francë gjithmonë.”, tha ai



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×