
2,144 minuta në 28 ndeshje mes Serie A, Kupës së Italisë dhe Superkuopës. Pavarësisht moshës, Luka Modric është kthyer në një element fiks në skemat e Allegrit, një figurë shumë e rëndësishme si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Modric erdhi gjatë verës si një okazion, jo si një opsion i parë për mesfushën, por tani Allegri nuk i ndahet kroatit. Modric firmosi një kontratë 1-vjeçare, por me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, gjithnjë nëse lojtari do të jap pëlqimin e tij për të qëndruar në Milano.
Milan është vënë menjëherë në lëvizje për të bindur Luca Modric të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm. Mediat italiane bëjnë me dije se Modric ndihet shumë mirë në Milano, por vetëm në fund të këtij sezoni do të marrë një vendim final.
Përcaktues mund të jetë edhe për të ardhmen e Modric kualifikimi në Champions League sezonin e ardhshëm.
and then