9 eskavatorë dhe 22 kamionë në terren, përfundon devijimi i Shkumbinit. Brenda 2-3 ditësh pritet shpallja e projektit për rrugën alternative

Punimet në segmentin e dëmtuar të aksit Librazhd–Pogradec po vijojnë në zonën e Dragostunjës. Në terren janë angazhuar 9 eskavatorë dhe 22 kamionë për stabilizimin e zonës dhe largimin e masave të dheut.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), gjatë mbrëmjes është përfunduar devijimi i shtratit të lumit Shkumbin, i cili kishte prekur trasenë hekurudhore dhe paraqiste rrezik për infrastrukturën. Gjithashtu është realizuar ndërhyrja për heqjen e një shtylle elektrike që pengonte operacionet.

Bëhet me dije se projekti për ndërtimin e një rruge alternative me gjatësi rreth 1.3 kilometra pritet të shpallet brenda 2-3 ditësh, pas dorëzimit zyrtar nga projektuesit pranë ARRSH-së.

Rruga e përkohshme synon të mundësojë rikthimin e qarkullimit në këtë aks, ndërkohë që paralelisht do të vijojnë procedurat për zgjidhjen përfundimtare të segmentit të dëmtuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×