
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur për ndryshimet e shumta në qeveri të konfirmuara rreth një orë më parë, duke zbuluar edhe detaje nga dosja e SPAK për Belinda Balluku, për të cilën prokuroria ka kërkuar arrestimin.
Sipas Bardhit, pas shtimit të fakteve të reja penale të prezantuara nga prokurorët e SPAK, Balluku rrezikon deri në 35 vite burg.
“Balluku sot rrezikon 35 vite burg pas shtimit të fakteve të reja penale të prezantuara nga prokurorët e SPAK. Kur bëhet fjalë për Edi Ramën duhet ta themi, në këtë dosje Balluku shfaqet si urdhëruese e paracaktimit të tenderave dhe një herë si zbatuese e urdhrave që kanë ardhur nga kryeministri Rama”, u shpreh Bardhi.
Ai theksoi se në dosje përmenden dy procedura nën hetim nga prokuroria. Sipas tij, njëra lidhet me supervizimin e mirëmbajtjes së rrugëve të veriut, ku në faqen 61 të materialit përmendet një porosi e ardhur nga kryeministri Edi Rama për firmën që do të fitonte procedurën e prokurimit.
Po ashtu, Bardhi deklaroi se edhe në tenderin për rrugën e Porto Romanos, me vlerë 15 milionë euro, përgjimet e prokurorisë do të tregonin se kompania fituese ishte përcaktuar me urdhër të kryeministrit.
and then