“I dha 20 mln euro biznesmenit izraelit për KAYO”! Gazetari Almer Toska parashikoi fatin e Pirro Vengut, sot Rama e shkarkoi nga detyra

Pirro Vengu u shkarkua sot nga detyra si Ministër i Mbrojtjes me një vendim të kryeministrit Edi Rama.

Gazetari Almer Toska kishte paralajmëruar shkarkimin e tij nga detyra në studion e News24, pasi kishte shpjeguar se Vengu është përfshirë në një skandal që lidhet me dhënien e fondeve publike për kompaninë ushtarake “KAYO”.

News24, ai ka zbuluar se Vengu dyshohet se i ka dhënë rreth 20 milionë euro një biznesmeni izraelit pa marrë më parë miratimin e AKSHE, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve.

Sipas Toskës, Vengu konsiderohet bashkëpunëtor i afërt i ministres Belinda Balluku dhe sipas tij Rama pritet ta shkarkojë.

“Rama do të bëjë ndryshime duke larguar dhe Piro Vengun është cështje më vete, është skandal i rëndë, i ka dhënë biznesmenit izraelit që ka përfituar 20 mln euro për çështjen e KAYO, ka marrë 20 mln euro pa marrë miratimin e AKSHE. Pa e patur këtë miratim, Vengu bashkëpunëtor i ngushtë i Ballukut, e njëjta linjë politike dhe bashkëpunimi i ka dhënë 20 mln euro. Përflitet për atë një biznesmen jo serioz dhe mashtrues”,- ka deklaruar Toska.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×