
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka komentuar ndryshimet e shumta në qeveri të konfirmuara sonte, si edhe zhvillimet e fundit në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku.
Bardhi deklaroi se gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit, deputetë të Partisë Socialiste kanë tentuar, sipas tij, të ushtrojnë presion ndaj përfaqësuesve të SPAK.
“Konfirmoj se anëtarët e PS po përpiqeshin të intimidonin prokurorët deri diku, duke pyetur kreun e SPAK pse kishte ardhur vetë, pasi nuk ishte prokuror i çështjes, dhe duke i thënë se edhe ai e njeh që kjo është diçka e jashtëzakonshme, pasi po kërkohet arrestimi i numrit 2”, u shpreh Bardhi.
Sipas tij, kreu i SPAK iu është përgjigjur duke theksuar se për institucionin që ai drejton nuk ka dallime hierarkike kur bëhet fjalë për ligjin.
“Ai u përgjigj duke thënë se për SPAK nuk ka as numër 2, as numër 1, as numër 10, por ka vetëm numër 0”, deklaroi Bardhi.
and then