Bardhi zbulon diskutimin në Këshillin e Imuniteteve: Prokurorët thanë se duhen 3 furgonë për të sjellë të gjitha përgjimet e Ballukut! Telefonata e “të fortëve”…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka zbuluar edhe një detaj nga mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ku u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Balluku.

Sipas Bardhit, dosja e mbërritur në Kuvend lidhet vetëm me një muaj qeverisje, por përmbajtja e materialeve hetimore është shumë më e gjerë.

“Dosja që ka ardhur në Kuvend ka të bëjë me 1 muaj qeverisje. E di si u shprehën prokurorët, nëse ne printojmë përgjimet që kemi për dosjen Balluku, na duhen më shumë se 3 furgonë të mbushur me letër. Më është dashur 10 ditë nga dosja voluminoze me 16 mijë faqe e Ballukut. Unë nuk lexoj brendinë e provës. Të fortët ndajnë tendera, përcaktojnë dhe bashkëveprojnë në tendera, ajo që del qartë dhe që prokurorët e përdorën për të kërkuar rëndimin e pozitës, ishin përdorur nga Balluku, një bisedë telefonike mbi 11 minuta të datës 20 nëntor 2025 ku faktohet që të fortët ishin përdorur për të intimiduar dëshmitarë. Njërës i kishin kërcënuar babain në një qytet që nuk është në Tiranë”, deklaroi Bardhi.

Ai la të kuptohet se materiali hetimor i administruar nga SPAK është voluminoz dhe se çështja mund të ketë zhvillime të tjera në vijim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×